Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë dje se më shumë se 1 000 persona ishin arrestuar gjatë protestave që kërkojnë lirimin e figurës kryesore të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Organizata OWD numëroi më shumë arrestime në Moskë, ku kishte 300 persona, dhe në Shën Petërburg, ku kishte 162.

Midis mijëra protestuesve në Moskë ishin shumë të rinj,

Video ku duken forcat e sigurisë që sulmojnë demonstruesit me shkopinj qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sot u zhvilluan protesta në 70 qytete anembanë Rusisë, në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny dhe kundër dhunës shtetërore.

Protestat, të njoftuara në median sociale, nuk morën leje, megjithatë, edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi publikun të mos marrin pjesë në këto protesta të paautorizuara.

Demonstratat janë ndaluar për muaj me radhë për shkak të rregullave për të kontrolluar pandeminë.

Autoritetet gjithashtu sulmuan bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Navalnyt duke arrestuar shumë prej ndihmësve të tij, përfshirë sekretaren e tij të shtypit, Kira Yarmysh.

Navalny, i cili u kthye nga Gjermania, ku ishte duke u rikuperuar nga një atentat me agjentin nervor Novichok, u dënua me 30 ditë paraburgim, në një gjykim të shpejtë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb