RUSI-Një jet rus ushtarak L-39 ka rënë në ujërat e Detit të Azov mbrëmjen e djeshme teksa fluturonte në rajonin e Krasnodar, në Rusinë jug-perëndimore.

Forcat e shpëtimit janë në kërkim të dy pilotëve të cilët janë katapultuar në kohë pas rënies së avionit.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb