Me 783 vdekje të reja në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Rusi ka tejkaluar shifrën prej 150.000.

Sipas të dhënave më të fundit, 23.704 persona të sapo infektuar janë regjistruar në këtë vend, ku infeksionet janë rritur javët e fundit për shkak të përhapjes së variantit Delta të virusit.

Kjo do të thotë se më shumë se 6,03 milionë raste janë raportuar deri më tani, ndërsa numri i rasteve aktive të infeksionit është 474.738.

Rikuperimet u rritën në 22.854 gjatë ditës së kaluar për të arritur në 5.4 milionë, thuhet më tej.

Situata në Moskë, e cila mbetet zona më e goditur e Rusisë, ka filluar të përmirësohet për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme nga autoritetet.

Numri i rasteve ditore është zvogëluar në pothuajse përgjysmë, duke rënë nga 6.000 – 7.000 në ditë në 3.000 dhe 4.000.

Gjithsej 3.253 infeksione të tjera u konfirmuan në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 104 vdekje dhe 8.006 rikuperime.

Zyrtarët kanë lehtësuar disa kufizime në Moskë, duke përfshirë edhe kartën e detyrueshme të QR për të vizituar restorantet.

Sipas kryetarit të bashkisë, më shumë se 100.000 njerëz po vaksinohen në kryeqytet çdo ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: