RUSI
Ministrat e vendeve të OPEC + ranë dakord në një videokonferencë për të ulur prodhimin e naftës me 9,7 milionë fuçi në ditë gjatë muajve maj dhe qershor, njoftoi ministri meksikan i Energjisë, Rocio Nahle.

“Ministria e Energjisë në Kazakistan konfirmoi gjithashtu marrëveshjen”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Reduktimi është 300 000 fuçi nën uljen e prodhimit të OPEC dhe të gjithë aleatët e saj brenda formatit të zgjeruar OPEC +.

Meksika nuk pranoi reduktimin e prodhimit me 400 000 fuçi siç kërkohej dhe mbajti ofertën për reduktimin e 100 000 fuçive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: