RUSI 

Në Moskë të Rusisë u mbajt sot më datë 9 maj 2019 parada në Sheshin e Kuq, Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij deklaroi se lufta është ende aktuale. Kreu i shtetit rus njëkohësisht ka premtuar se Rusia do të bëjë gjithçka që lufta të shmanget.

Në kryeqytetin rus parakaluan para mureve të Kremlinit më shumë se 13 mijë ushtarë dhe 132 mjete ushtarake. “Lufta është sërish aktuale por Rusia do të bëjë çdo gjë për ta shmangur”, deklaroi Putin. Festa është simbolike ndaj fitores së ish-BS ndaj Gjermanisë naziste dhe në këtë ditë kujtohet gjithashtu edhe rënia në betejë e ushtarëve nga mbarë Bashkimi Sovjetik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vladimir Putin ka theksuar se populli rus e di shumë mirë se çfarë është lufta dhe se nuk e dëshiron atë. Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë ruse. Putin tha se fitorja ndaj nazizmit është një fakt historik i lavdishëm për BE dhe Rusinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb