RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për mediat vendase la të kuptohet se nuk mund të shpenzojë edhe gjashtë vite të tjera duke qëndruar në postin më të lartë shtetëror.

Putin gjatë vizitës së tij në qytetin Kazan, ku do të mbahet një aktivitet botëror, tha se kjo ngjarje do të mbahet një vit pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

“Ne jemi duke folur për një ngjarje që do të mbahet në vitin 2019, ndërsa zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen më 2018. Por, unë jam i bindur se kushdo që të jetë në krye të shtetit, do të jetë i lumtur që të marrë pjesë në këtë ngjarje”,- tha Putin për “Rasa USA Today”, duke aluduar se dikush tjetër do të mund të zhvendoset në Pallatin e Kremlinit në Moskë.

Putin disa herë ka dhënë përgjigje të paqarta rreth pyetjes nëse do të garojë edhe për një mandat të ri gjashtë vjeçar.

Kujtojmë se 62-vjeçari Vladimir Putin është president i Rusisë në mandatin e tretë. Ishte president në dy mandate gjatë viteve 2000-2004 dhe 2004- 2008, kurse nga viti 2012 mori mandatin e tretë në krye të shtetit rus.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: