RUSI

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të japë ndihmën e saj në përballjen me zjarret masive që kanë shpërthyer në Siberi dhe rajonet tjera në lindje.

Ky vendim është marrë pasi Putin është informuar për rritjen e krizës nga drejtuesit e ministrisë së Emergjencave, shkruan BBC.

Rreth tre milionë hektarë janë prekur nga zjarret që sipas ‘Greenpeace’ përshkruhet si katastrofë ekologjike. Banorët rezidentë kanë thënë se nuk është bërë mjaftë për shuarjen e zjarreve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb