Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë regjistruar 828 raste të vdekjes lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ky është një numër rekord i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Në katër ditët e fundit, ka pasur rritje të vdekjeve si pasojë e infeksionit të koronavirusit.

Nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, theksojnë se numri i të infektuarve është rritur me 21.379 në 24 orët e fundit, në gjithsej 7.376.374.

Që nga fillimi i pandemisë, 202.273 njerëz kanë vdekur nga COVID-19.

Në kryeqytetin Moskë, numri i rasteve u rrit me 2.893 në 24 orët e fundit, në gjithsej 1.614.504. Si rezultat i infeksionit të koronavirusit, 56 persona humbën jetën, gjithsej 28.607 që nga fillimi i pandemisë.

Në Moskë, ku masat kundër COVID-19 janë zbutur, distanca sociale dhe mbajtja e maskave janë ende të detyrueshme.

Anna Popova, drejtuesja e Shërbimit rus për shëndetin e njeriut dhe të drejtat e konsumatorit, tha se numri i rasteve të COVID-19 është në rritje në të gjithë vendin.

Në Rusi, procesi i vaksinimit masiv filloi më 18 janar, sipas udhëzimeve të presidentit Vladimir Putin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb