MOSKË- Monedha ruse ka rënë sot në nivelin e saj më të ulët historik përballë dollarit, për shkak të rënies së çmimit të naftës që e fut edhe më thellë Rusinë në krizën ekonomike.

Dollari tejkaloi 80,1 rubla dhe arriti 80,2 rubla në Bursën e Moskës. Rubla kurrë nuk është këmbyer në këtë nivel që prej krizës së rëndë financiare të vitit 1998.

Nga ana tjetër euroja është këmbyer me 87,67 rubla, niveli më i ulët për rublën që prej dhjetorit 2014. Në atë kohë monedha unike evropiane kishte arritur 100 rublat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: