RUSI

Asnjë gjurmë droge nuk është gjetur në kampionet e marra nga Ivan Golunov, një gazetar investigativ, i cili u akuzua për trafikim droge të dielën në një çështje kontraversale. Ai pretendon se iu ngrit kurth nga oficerë të korruptuar. Teste të ndryshme në kampionët biologjike të Golunov nuk gjetën asnjë gjurmë të drogërave ilegale, tha një zyrtar në ministrinë e Shëndetësisë duke shtuar se testet në kampionët e gjakut janë në vijim. Gazetari Golunuv pretendon nga ana tjetër që ai kurrë nuk ka përdorur drogë.

Gazetari u ndalua javën e kaluar nga policia e Moskës, e cila tha se gjeti drogë ilegale në posesimin e tij duke e akuzuar atë si një trafikant droge. Golunov tha se policë të korruptuar vendosën drogë në shtëpinë e tij dhe më pas e arrestuan. Ai tha se para arrestimit mori disa kërcënime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: