Forcat detare ruse thuhet se kanë zmbrapsur një sulm me dron në Gjirin e Sevastopolit, sipas udhëheqësit të zonës të instaluar nga Moska.

Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe është vendi ku ka selinë e flotës së Detit të Zi.

“Anijet e Flotës së Detit të Zi zmbrapsën një sulm me dron në ujërat e Gjirit të Sevastopolit”, tha në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev.

“Asgjë nuk është goditur në qytet. Mbetemi të qetë. Situata është nën kontroll.”

Zyrtarët lokalë thanë se tragetet dhe varkat kishin ndalur përkohësisht kalimin në Gjirin e Sevastopolit.

Nuk ka pasur asnjë njohje të incidentit nga pala ukrainase, megjithëse ka pasur raportime në mediat sociale për shpërthime që duket se kanë ardhur nga zona.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po planifikon të “çlirojë” të gjithë territorin e vendit, përfshirë Krimenë.

Këtë mëngjes, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai tha se Ukraina kishte kryer sulme ajrore në pozicionet ruse dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: