RUSI- Një gjykatë në Moskë i ka dënuar dy femra me më shumë se pesë vjet burgim nën akuzat se i kanë ndihmuar xhihadistët e Shtetit Islamik. Njëra nga to u shpall fajtore edhe për transferimin e 600 dollarëve në llogarinë bankare të Shtetit Islamik.

Yelena Arshakhanova dhe Saida Khalikova, studente të mjekësisë në qytetin jugor rus, Astrakhan, sipas zëdhënëses së gjykatës, Irina Zhirnova, një pjesë të dënimit do ta kalojnë në burg ndërsa pjesën tjetër në shtëpi, me disa kufizime.

“Ato u akuzuan se transferuan para në llogarinë e terroristëve”, tha ajo duke bërë me dije se vendimi nga ana e gjykatës është shqiptuar të hënën.

Sipas gjykatës, dy femrat i kishin shitur pajisjet që i kishin në shtëpi me qëllim që të mblidhnin fonde për t’i transferuar tek Shteti Islamik.

Zëdhënësja e gjykatës ka bërë me dije se dy të akuzuarat e kanë pranuar fajësinë.

Sipas të dhënave të organeve të sigurisë në Rusi, rreth 2 mijë e 900 rusë kanë luftuar apo luftojnë në kuadër të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: