NATO ka reaguar pas identifikimit të avionëve rus në kufijtë e Finlandës, një shtet që së bashku me Suedinë ka aplikuar për të qenë pjesë e aleancës ushatrake.

Norvegjia e identifikoi avionin rus si një avion Mikoyan MiG-31 ‘Foxhound’ dhe një avion Sukhoi Su-24 ‘Fencer’.

“Avionët rusë fluturuan në Detin Norvegjez përpara se të ktheheshin në lindje”, tha forcat ajrore.

Stine Barclay Gaasland, menaxher i komunikimit në Forcën Ajrore, tha se Forcat e Armatosura Norvegjeze kanë dy avionë luftarakë F35 që janë gjithmonë në gatishmëri, në atë që ata e quajnë alarmi i reagimit të shpejtë për NATO-n.

“Në 15 minuta ata duhet të jenë në ajër dhe të jenë gati në çdo kohë. gatishmëria e tyre është 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Shkelja në hapësirën ajrore norvegjeze do të kishte provokuar një veprim më agresiv”, tha Gaasland për TV 2 Nyhetene të Norvegjisë .

E pyetur nëse ky aktivitet ishte një kërcënim për Norvegjinë, ajo u përgjigj: “Nuk dua ta them këtë, sepse jemi mësuar të ndodhë dhe nuk ka asgjë të paligjshme në të. Ne i kushtojmë vëmendje të gjitha aktiviteteve në zonat tona lokale”.

Finlanda dhe Suedia paraqitën aplikimet e tyre së bashku dhe thanë se ishin nxitur për t’u bashkuar me NATO-n nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, duke deklaruar se një agresion i tillë ka sjellë tronditjen më të madhe në sigurinë evropiane në dekada.

Putini ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur zgjerimin post-sovjetik të NATO-s drejt kufijve të Rusisë si një shtytës kryesor pas luftës së tij në Ukrainë.

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka qenë për vizitë në Ukrainë në mes të pushtimit rus, fotografuar në qytetet Irpin dhe Bucha ku Ukraina dyshon se trupat ruse kanë kryer mizori.

Ajo tha të enjten se veprimet e Rusisë në Ukrainë ishin një pikë kthese për botën dhe marrëdhëniet me Moskën nuk mund të kthehen në atë se si ishin përpara pushtimit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: