Rusia ka dërguar një ekip të dytë shpëtimi me specialistë mjekësorë dhe shpëtimtarë në Turqinë e goditur nga tërmeti, tha ministria e emergjencave të vendit.

Në një postim në Telegram, ministria tha se një aeroplan Il-76 me 50 shpëtimtarë dhe 11 mjekë në bord u ngrit të mërkurën në përputhje me një urdhër të dhënë nga presidenti rus Vladimir Putin.

Specialistë të ndryshëm mjekësorë si traumatologë, neurokirurgë, kirurgë, si dhe anesteziologë dhe specialistë të kujdesit intensiv janë në fluturim, raportoi TASS duke cituar ministrinë.

Më shumë se 100 shpëtimtarë rusë kanë mbërritur tashmë në Turqi, dhe shumica janë duke kryer operacione kërkim-shpëtimi në provincën Kahramanmaras, e cila është prekur më së shumti nga tërmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb