Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake ditën e sotme, duke shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si trampolinë për të pushtuar Ukrainën shkurtin e kaluar.

Ministria e mbrojtjes bjelloruse, deklaroi se të dy vendet do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga dita e sotme deri më 1 shkurt, duke përdorur të gjitha aeroportet ushtarake të Bjellorusisë dhe filluan stërvitjet e përbashkëta që përfshijnë një “nëndarje të mekanizuar të brigadës”.

Minsk ka deklaruar se stërvitjet janë “natyrë mbrojtëse” dhe se nuk ka plane të hyjë në luftë, duke akuzuar Ukrainën për “provokimin” e Bjellorusisë dhe për shkaktimin e trazirave në kufirin e dy vendeve.

“Ne po ruajmë përmbajtjen dhe durimin, duke e mbajtur barutin tonë të thatë. Ne jemi të gatshëm për çdo veprim provokues nga ana e Ukrainës”, tha Pavel Muraveyko, zëvendës sekretari i parë shtetëror i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë në Telegram.

Ndërsa Moska hedh poshtë pretendimin se ka ushtruar presion mbi presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko për t’u përfshirë më aktivisht në luftën e Ukrainës, Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Minsku.

Bjellorusia ka kryer ushtrime të ndryshme ushtarake që nga pushtimi i Moskës, si në mënyrë të pavarur ashtu edhe së bashku me Rusinë, duke i forcuar stërvitjet me armatim dhe pajisje ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: