Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake nga mesi i janarit, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Deklarata tregoi se këto stërvitje do të përfshijnë divizione ajrore që janë pjesë e grupimit rajonal të trupave të dy vendeve. Ato janë planifikuar të fillojnë më 16 janar dhe të përfundojnë më 1 shkurt.

“Sot, një komponent i aviacionit nga forcat hapësinore ushtarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse mbërriti në Republikën e Bjellorusisë. Gjatë stërvitjeve taktike të fluturimit, do të përfshihen të gjitha fushat ajrore dhe terrenet stërvitore të forcave ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të forcave të armatosura të Bjellorusisë”, deklaroi ministria.

Është raportuar gjerësisht se ushtarët rusë janë zhvendosur në Bjellorusi për t’u stërvitur në mes të luftës në Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit të kaluar.

Ka pasur gjithashtu raporte të mëparshme për stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: