Rusia dhe Ukraina kanë nisur individualisht hetime penale për vdekjet nga sulmet në burgje. Mediat e huaja raportojnë se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka hapur një hetim paraprak për një sulm, ku besohet se ka vrarë të paktën 40 të burgosur lufte ukrainas.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për kryerjen e sulmit në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Komiteti Hetimor i Rusisë hapi një çështje penale për shkak të një krimi sipas nenit 356 të kodit penal të Federatës Ruse në lidhje me goditjen e nacionalistëve ukrainas në qendrën e paraburgimit në fshatin Olenivka në DPR. Aktualisht hetuesit po hetojnë vendin e ngjarjes. Komiteti Hetimor Rus do të marrë masa për të përcaktuar të gjitha rrethanat e incidentit dhe nacionalistët ukrainas të përfshirë në këtë krim.”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: