MOSKË- Rusia do të dislokojë sisteme të mbrojtjes bregdetare dhe dronë në ishujt Kurile, të pretenduara nga Japonia, burim i tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Ne do të dislokojmë në këtë zonë gjatë vitit aktual sisteme të mbrojtjes bregdetare ‘Bal’ dhe ‘Bastion’ dhe dronë të gjeneratës së re ‘Eleron-3”, deklaroi ministri, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”. Ai pohoi gjithashtu se ushtria ruse po studionte mundësinë e krijimit në ishujt Kurile të një baze ajrore për flotën ruse në Paqësor.

“Në muajin prill, marinarët e flotës së Paqësorit do të jenë të pranishëm për një ekspeditë tremujore në ishujt Kurile. Misioni kryesor do të jetë studimi i një mundësie për krijimin e një baze”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: