Rusia do të nisë eksportimin drejt Turqisë të sistemeve për mbrojtjen nga raketat S-400, duke filluar nga muaji korrik, tha një zyrtar rus.

Alexander Mikheev, kreu i eksportuesit shtetëror të armëve ruse Rosoboronexport tha se “Gjithçka tashmë është diskutuar dhe është rënë dakord”, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione nëse Turqia vulos marrëveshjen me Rusinë për importimin e sistemit antiraketë S-400.

Ankaraja ka thënë se blerja e këtij sistemi nuk duhet të bëhet shkak për sanksione, sepse Turqia nuk është rivale e Uashingtonit dhe mbetet e angazhuar ndaj aleancës së NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: