Mbi 700 avionë dhe 430 helikopterë pritet të dalin nga linjat e montimit në Rusi deri në fund të dekadës, tha zëvendësministri i Transportit Igor Chalik.

“Prodhimi i më shumë se 700 avionëve dhe mbi 430 helikopterëve është planifikuar deri në vitin 2030,” tha Chalik gjatë një seance parlamentare të martën.

Zv/ministri specifikoi se avionët e lehtë Baikal dhe Il-114 janë planifikuar për prodhim së bashku me avionët kryesorë MC-21 dhe SSJ 100.

Sipas Chalik, numri i specifikuar i avionëve përkon me kërkesën në sektorin e linjave ajrore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb