Presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy ka bërë me dije se Ministria e Mbrojtjes është duke vijuar punën për të trupat të cilat janë kapur nga forcat ruse në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Në fjalën e tij për gazetarët, Zelensky tha se si pasojë e luftës, janë më shumë se 2.500 të ukrainas të kapur rob nga Rusia. Zelensky ka kërkuar që këtyre personave tu mundësohet kthimi i tyre i sigurt në vend.

“HUR, (Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës) po merret me këtë çështje. Në bazë të tij është krijuar një organ i posaçëm i përbashkët, por të burgosurit janë për fat të keq në duart e Federatës Ruse… të cilëve nuk mund t’u besohet”, tha Zelensky.

Zelenksy shtoi se ai personalisht i besoi HUR-it për t’i kthyer trupat në shtëpi, duke thënë se ky ishte rezultati i vetëm që ai do të pranonte.

Në fund të muajit të kaluar, Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut të shkëputur të Ukrainës, tha se të burgosurit do të gjykoheshin atje. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesit perëndimorë do të ftohen për të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb