Triumfi i Ukrainës në konkursin e Eurovizionit me një këngë që kujton deportimin e tatarëve të Krimesë nga Stalini, pa shumë surpriza nuk u prit mirë nga Rusia, ku shumë zëra kritikuan një fitore politike kundër kandidatit rus.

Me këngën “1944”, këngëtarja Jamala, tatare e Krimesë, kujton deportimin e popullit të saj nga autoritetet sovjetike gjatë Luftës së Dutë Botërore.

Rusia që ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, tek kjo këngë pa nënkuptime politike dhe kishte protestuar kundër pjesëmarrjes së Ukrainës.

Një ndër favoritet kryesorë të këtij kompeticioni muzikor, rusi Sergei Lazarev doli në vend të tretë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: