Pentagoni ka deklaruar se Rusia tashmë ka një ushtri të dobësuar dhe është një shtet më i dobët pas luftës së saj me Ukrainën fqinje. Ushtria sipas Pentagonit është goditur pas luftës dhe se ekonomia ruse është tashmë drejt rrënimit.

“Ata kanë një ushtri më e dobët. Ata janë një shtet më i dobët dhe po izolohen edhe më tej. Ne duam që Rusia të mos jetë në gjendje të kërcënojë më fqinjët e saj në të ardhmen. Ekonomia e saj është duke u rrënuar. Ushtria e saj është varfëruar në shumë mënyra, jo plotësisht, por sigurisht që ata kanë pësuar viktima dhe kanë pësuar humbje në luftë kundër Ukrainës”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby Kirby, raportoi Reuters.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb