Zyrtarët rusë thonë se kanë përfunduar një operacion për të larguar civilët nga rajoni jugor i pushtuar i Khersonit, përpara një beteje të pritshme me forcat ukrainase që avancojnë.

Të paktën 70,000 civilë thuhet se kanë kaluar në bregun e lindor të lumit Dnipro, ndërsa një komandant rus ka deklaruar se po përgatisin Khersonin për mbrojtje.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Presidentit Vladimir Putin se 41,000 nga të rekrutuarit e muajit të fundit ishin vendosur tashmë në fushën e betejës në Ukrainë.

Menjëherë pas nisjes së një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt Putin u zotua se vetëm ata që kishin eksperiencë të mëparshme me forcat e armatosura do të dërgoheshin për të luftuar në Ukrainë. Por në shtator ai u detyrua të urdhërojë një mobilizim të pjesshëm, pas një vargu humbjesh ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb