Një zyrtar i lartë ukrainas ka mohuar akuzat se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në qytetin rus, Belgorod.

Ka qenë sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy i cili ka theksuar se informacionet nuk janë të sakta, duke mohuar në këtë mënyrë akuzat e Rusisë.

“Për disa arsye thonë se e kemi bërë ne, por sipas informacioneve tona kjo nuk përputhet me realitetin”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: