Rusia filloi një çështje penale të premten kundër Lyubov Sobol-it, një aleate e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, nën akuzat se ka hyrë me dhunë në një banesë që mbështetësit e saj thanë se kishte lidhje me një agjent sekret të përfshirë në komplotin për të vrarë Navalny-n.

Padia kundër zonjës Sobol është një tjetër goditje ndaj kundërshtarëve të Kremlinit para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ajo synon të kandidojë në zgjedhje, megjithëse kritikët e hapur të Kremlinit shpesh pengohen të garojnë.

Sobol u arrestua për 48 orë pas marrjes në pyetje, shkroi në Twitter Navalny, një nga kundërshtarët më të ashpër të Kremlinit.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili merret me krime të rënda, tha në faqen e internetit të premten se kishte filluar një çështje penale kundër Sobolit. Komiteti nuk përmendi ndonjë arrestim.

Mbështetësit e zonjës Sobol dhe autoritetet dhanë versione të ndryshme të ngjarjeve që çuan përpara veprimeve të së premtes.

Mbështetësit e saj thanë se zonja Sobol i ra të hënën ziles së shtëpisë që është pronësi të familjes së një personi, për të cilin Navalny ka thënë se është një oficer i shërbimit FSB të sigurisë i përfshirë në një përpjekje të dështuar për ta helmuar atë duke përdorur një agjent nervor.

FSB e ka hedhur poshtë pretendimin e Navalny-it për helmimin.
Komiteti Hetimor tha se Sobol dhe disa të tjerë, të veshur me uniforma të përdorura zakonisht nga vëzhguesit shtetërorë për shëndetin e konsumatorit, u përpoqën të hynin në banesën e një gruaje të moshuar në Moskë.

Komiteti e akuzon atë se mashtroi duke bërë sikur po shpërndante postën për të hyrë në bllokun e apartamentit duke bërë që ajo të hapte derën. Komiteti tha se Sobol dyshohej për përdorimin e dhunës për të hyrë ilegalisht, një vepër që mund ta mbajë në burg deri në dy vjet.

Navalny shkroi në Twitter: “Ata po burgosin nënën e një fëmije të vogël për dy ditë për t’i thënë të gjithëve: mos gërmoni për të kërkuar të vërtetën. Mos guxoni të ngatërroheni me vrasësit dhe helmuesit tanë dhe të trokisni në dyert e tyre. Këta vrasës janë të paprekshëm”.

Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore thonë se Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok të kohës sovjetike në një përpjekje për ta vrarë. Kremlini i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: