Rusia do të nisë fazën e dytë të rekrutimit me qëllim të shtohen 400 mijë ushtarë profesionistë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria ruse e Mbrojtes, ku njoftoi se faza e re do të nisë më 1 prill.

Sipas mediave të huaja, ministria ka dërguar urdhra në rajonet e Rusisë duke treguar numrin e njerëzve të cilët duhet të nënshkruajnë kontratat ushtarake. Sipas planit, Sverdlovsk-u dhe Chelyabinsk-u do të kenë nga 10 mijë konraktorë secili. Kurse, në  Perm Krai do të rekrutohen 9,000 persona.

Pjesa kryesore e punës do të kryhet nga zyrat e regjistrimit ushtarak dhe guvernatorët do të jenë përgjegjës për zbatimin e planit. Sipas raportimeve, zyrat ruse të rekrutimit ushtarak po përpiqen të kompensojnë humbjet në ushtarë të specializuar, si shoferë tankesh dhe artilerie.

Kujtojmë që në fund të tetorit 2022, Putin dhe ministri rus i Mbrojtjes Shoigu pretenduan se mobilizimi për luftën kundër Ukrainës kishte përfunduar, por dekreti për “mobilizim të pjesshëm” mbeti në fuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb