Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Moska i ka dorëzuar sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë S-400 “Triumph” dhe sistemin raketor operacional-Taktik “Iskander”.

Ndërkohë gjatë vizitës së djeshme të presidentit rus Vladimir Putin në Minsk, Lukashenko ka falënderuar Rusinë për dorëzimin e armëve.

Më herët Lukashenko tha se sistemet S-400 mund të vendosen pranë Minskut dhe se Bjellorusia ka nevojë për disa divizione “Iskander”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb