Presidenti rus ,Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje, duke i dërguar një paralajmërim Perëndimit teksa rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Putin tha se ky vendim erdhi si pasojë e vendimit të Britanisë, për t’i siguruar Ukrainës mjete ushtarake. Armët bërthamore taktike janë të destinuara për përdorim në fushën e betejës. Ato kanë një rreze të shkurtër dhe një rendiment të ulët në krahasim me kokat bërthamore shumë më të fuqishme të pajisura me raketa me rreze të gjatë.

Sot, Ukraina bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke thënë se Kremlini e kishte marrë Bjellorusinë “peng bërthamor”.

Është një “hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit,” th Danilov.

Putin tha se ‘Rusia planifikon të mbajë kontrollin mbi armët bërthamore që dërgon në Bjellorusi, me ndërtimin e objekteve të magazinimit që do të përfundojë deri më 1 korrik’. Megjithatë ai nuk bëri me dije se sa armë bërthamore do të vendosen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: