“Nuk ka asnjë parakusht për negociata mes Moskës dhe Kievit”, ka deklaruar sot për mediat zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka opsion për një dialog deri tani. Nuk është në horizont dhe nuk ka asnjë parakusht,” tha Peskov për situatën rreth Ukrainës.

Peskov tërhoqi vëmendjen për faktin se si ekspertë ashtu edhe përfaqësues të autoriteteve evropiane u dëgjuan duke bërë deklarata “për një lloj bisedimi mbi paqen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb