RUSI

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny do të dalë sërish para Gjykatës në Rusi. Kësaj radhe Navalny akuzohet për shpifje.

Vetëm pak ditë më parë ai u dënua me 3.5 vite burg për shkelje me kusht të dënimit për çështjen e pastrimit të parave në 2014, teksa prej muajsh tashmë ai është shkaku i përplasjeve në distancë mes SHBA- BE dhe Rusisë.

Ai u helmua vitin e kaluar në Siberi, dhe më pas u dërgua për kurim në Berlin. Për këtë ai akuzoi drejtpërdrejt Putinin dhe Kremlinin, teksa pas rikthimit në Moskë u arrestua menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb