Rusia ka futur rreth 75% të forcave ushtarake në Ukrainë. Kështu deklaron një akademik ushtarak. Shifra prej 75% është cituar gjithashtu nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton BBC.

Dr Jack Watling, një studiues në fushën e luftës tokësore dhe shkencave ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara tha për programin “Today” të BBC Radio 4 se një numër i madh trupash ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia dhe po fillojnë të vendosin kushtet për të qenë në gjendje të kryejnë një sulm në Kiev.

I pyetur në lidhje me deklaratat se Rusia ka përdorur raketa grad në zonat e banuara në Kharkiv, ai i përshkruan këto armë si sisteme raketash që lëshojnë një numër të madh raketash të padrejtuara në një zonë.

Ai pohon se ka prova që disa prej tyre kanë pasur municione thërrmuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: