Rusia ka nisur një “sulm masiv” të ri që synon rrjetin energjetik të Ukrainës, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai tha se sulmet ishin nisur në një shkallë “shumë të gjerë”, duke goditur rajonet e Ukrainës në perëndim, qendër, jug dhe lindje të vendit.

Rreth 1.5 milionë familje janë pa energji elektrike, tha Kievi, por Zelensky deklaroi se shumica e raketave dhe dronëve rusë po rrëzoheshin dhe sulme të tilla nuk do të ndalonin avancimin ushtarak të Ukrainës.

“Ne nuk kemi ende aftësinë për të rrëzuar 100% të raketave ruse dhe të sulmojmë dronët, por do të arrijmë gradualisht të përballemi edhe me ndihmën e partnerëve tanë”,  tha udhëheqësi ukrainas në një komunikim zyrtar me videoo të shtunën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb