Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka fajësuar Rusinë për sulmin në digën Nova Kakhovka gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Ky është një agresion nga pala ruse për të ndaluar ofensivën ukrainase, për të mbrojtur vendin e tyre. Kjo tregon se ky është një dimension i ri i betejës”, u shpreh Scholz.

Scholz tha gjithashtu se ai synon të flasë përsëri me presidentin rus, Vladimir Putin, por shtoi se nuk e kishte bërë këtë për një kohë të gjatë dhe tani nuk ishte koha e duhur për të zhvilluar bisedime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb