NATO do të kthehet në një “objektiv konkret” për ushtrinë ruse nëse aleanca furnizon Ukrainën me raketat Patriot , ka paralajmëruar kreu i Këshillit të Sigurimit të Moskës.

Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer si president i vendit lëshoi ​​deklaratën alarmante sot ndërsa liderët e NATO-s takohen në Rumani për të diskutuar fazën tjetër të mbështetjes për Kievin, ku mbrojtja e avancuar e raketave mbetet në krye të axhendës.

“Nëse NATO furnizon fanatikët e Kievit me raketat Patriot së bashku me personelin e tyre ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i Forcave tona të Armatosura,” tha ai.

Medvedev, i cili e bëri deklaratën përmes llogarisë së tij në Telegram, nuk e bëri të qartë nëse objektivat do të ishin sistemet Patriot, ekuipazhet e NATO-s, apo vetë NATO.

Menjëherë pasi u shfaq mesazhi i Medvedev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Kievit i duhen raketat Patriot për të mbrojtur infrastrukturën e tij kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: