Rusia krijon “JunArmija”, organizim ushtarako-patriotik për fëmijë dhe adoleshentë, një lloj ushtrie e më të vegjëlve, e kërkuar nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Në një farë mënyre, kjo të kujton pionierët sovjetikë. “JunArmija” është shkurtim i fjalëve ruse “junost”-rini dhe “armija”-ushtri.

Ky organizim ushtarako-patriotik u regjistrua në gjykatë më 29 korrik. Sot, ministri Shoigu, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit, deklaroi se kjo “ushtri” kishte arritur përmasa të mëdha dhe se kishte 76 seksione të shtrira në të gjithë vendin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: