SERBI- Nënkryetari i Qeverisë ruse Dmitrij Rogozin ka deklaruar sot në Beograd se Rusisë nuk i pëlqejnë përpjekjet e NATO-s që të militarizojë Ballkanin, siç i ka quajtur ai. Sipas tij, me këtë veprim Aleanca po tregon edhe një herë reliktin e Luftës së Ftohtë.

Rogozin në konferencën për shtyp me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk beson se NATO do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në Ballkan, raporton B92.

I pyetur se me cilat armë Rusia do të mund ta furnizojë Serbinë, Rogozin ka thënë se i ka dëgjuar me vëmendje Daçiçin, kryeministrin Vuçiç dhe presidenti Nikoliç, dhe se Rusia do ta trajtojë me kujdes apelin e Serbisë.

“Ne shikojmë specifikat dhe ndikimin e armëve”, ka thënë Rogozin duke u pyetur se cilat janë raketat me të cilat ka ndërmend të armatoset Kroacia.

Daçiç ka thënë se Serbia nuk e kërcënon askënd, por se duhet t’i përgjigjet armatosjes së Kroacisë, e cila sipas tij po pajiset me rakete m të cilat mund të sulmohet Beogradi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: