Rezervistët civilë të detyruar t’i bashkohen ushtrisë së Vladimir Putinit janë duke u pajisur me kallashnikovë të vjetër të ndryshkur, tregojnë pamjet e reja.

Rekrutët shprehën shqetësimin me një breshëri sharjesh pasi u pajisën me armë të hedhura prej kohësh nga një dyqan ushtarak në rajonin Primonsky në lindjen e largët të Rusisë.

Ekspertët online e identifikuan armën si një AKM, një armë zjarri e prezantuar nga sovjetikët në 1959 si një zëvendësim për AK-47.

AKM është më e lehtë dhe më e lirë për t’u prodhuar se AK-47. Ai u zëvendësua zyrtarisht në shërbimin e vijës së parë sovjetike në fund të viteve 1970.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: