Pak më parë Moska bëri me dije se do të tërheqë trupat nga Khersoni.

The Guardian ka publikuar një video ku ministri rus i Mbrojtjes ka njoftuar vendimin.

“Jeta dhe shëndeti i trupave tona kanë gjithmonë përparësi. Merrni parasysh kërcënimin ndaj popullatës civile dhe respektoni dëshirat e atyre që dëshirojnë të largohen. Dhe siguroni transferimin e pajisjeve ushtarake në të gjithë Dnipron”, ka thënë ai.

Tërheqja do të thotë se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro.

Vendimi për tërheqje është marrë pas një kundërofensive të suksesshme të trupave ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb