Rusia ka paraqitur një kërkesë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për parakualifikimin e vaksinës së saj të parë antiCOVID-19, Sputnik V, njoftoi sot Fondi Sovran i rus i Thesarit.

“Rusia është një nga vendet e para në botë që kërkon parakualifikim të vaksinës së saj antiCOVID-19 nga OBSH-ja”, thanë autoritetet.

Rusia njoftoi në fillim të gushtit se kishte zhvilluar dhe regjistruar vaksinën e parë antiCOVID-19, e zhvilluar nga qendra kërkimore e Moskës “Gamaleia”.

Në Rusi, regjistrimi nga autoritetet është hapi paraprak në fazën përfundimtare të provave klinike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: