Rusia ka marrë raketa balistike nga Irani dhe “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh” në Ukrainë, paralajmëron SHBA.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se raketat do të përdoren kundër ukrainasve, ndoshta brenda disa javësh.
Sekretari i Shtetit tha se Uashingtoni e ka paralajmëruar Teheranin publikisht dhe privatisht se dërgimi i raketave balistike do të “përbënte një përshkallëzim dramatik”.
“Ky zhvillim dhe bashkëpunim në rritje midis Rusisë dhe Iranit kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme,” tha ai.
Blinken tha gjithashtu se SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Iranit.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, e quajti furnizimin me raketa balistike nga Irani në Rusi një “përshkallëzim të rëndësishëm”.