Kremlini minimizoi protestat e fundit në Rusi dhe hodhi poshtë pohimet se ato kanë krijuar një krizë politike në vend.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin nuk ka komentuar për demonstratat sepse nuk i sheh ato si “të jashtëzakonshme”.

Zëdhënësi mbrojti gjithashtu masat e policisë, duke thënë se veprimet e tyre të forta në protesta ishin të justifikuara.

Në protestën e fundit të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, ku kritikuan përjashtimin e disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë në Rusi në tetë vjetët e fundit.

Policia ka arrestuar disa mijëra protestues në mitingjet e muajit të kaluar.

Autoritetet pretendojnë se kandidatët në fjalë nuk arritën të mbledhin firmat e mjaftueshme për t’u regjistruar në zgjedhje. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: