Rusia ka ndalur eksportet e grurit dhe sheqerit të bardhë dhe kallamishte të papërpunuar në katër vendet ish-sovjetike për të siguruar furnizimet e brendshme dhe për të shmangur një rritje të çmimeve.

Ndalimi i përkohshëm prek vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një klub tregtar i drejtuar nga Moska që përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Rusinë.

Kufizimet për eksportet e drithërave skadojnë më 30 qershor dhe ato për sheqerin më 31 gusht, tha qeveria, duke shtuar se vendimi u mor “për të mbrojtur tregun e brendshëm ushqimor duke pasur parasysh situatën e kufizimeve të jashtme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb