Ministria e Jashtme ruse njoftoi të hënën se 39 shtetasit britanikë janë ndaluar të hyjnë në Rusi në përgjigje të sanksioneve të shtuara të Londrës kundër rusëve.

Në listën e zezë janë politikanë, gazetarë dhe njerëz të biznesit britanik, përfshirë ish-kryeministrin David Cameron, sepse ata “promovojnë politikën armiqësore të Londrës që synon demonizimin e Rusisë dhe izolimin e saj ndërkombëtarisht”, tha ministria.

Moska mund të vendosë kufizime për më shumë shtetas britanikë ndërsa Londra përpiqet të vazhdojë sanksionet anti-ruse, paralajmëroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb