Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ka ndaluar një anije me katër shtetas ukrainas në Detin Azov.

Pas inspektimit, ekuipazhi u zbulua se nuk kishte identifikimin dhe liçensat e nevojshme për të peshkuar në zonë, thuhet në një njoftim të FSB-së.

“Kapiteni i anijes nuk iu bind kërkesave ligjore të patrullës kufitare për të ndaluar dhe u përpoq të ikte”, thuhet më tej, duke u theksuar se janë gjetur më shumë se 290 peshq shojza, si dhe një rrjete e paligjshme peshkimi.

Anija dhe ekuipazhi i saj u dërguan në portin Kerç për hetime të mëtejshme, thuhet më tej në njoftim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb