SIBERI– Rusia nisi këtë të martë stërvitjen masive ushtarake me rreth 300 mijë trupa, përfshirë edhe ushtarë nga Kina dhe Mongolia.

Stërvitjet janë koduar si “Vostok-2018”, dhe po zhvillohen në lindje të Siberisë deri më 17 shtator.
Stërvitjet e fundit ruse në shkallë të ngjashme janë zhvilluar në vitin 1981, gjatë Luftës së Ftohtë, por “Vostok-2018” përfshin më shumë trupa.

Stërvitjet zhvillohen në kohën e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë.

Përkeqësimi i marrëdhënieve të tyre ka nisur prej se Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Stërvitjet do të ndiqen edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb