Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington  lidhur me luftën në Ukrainë.

Blinken i bën thirrje Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me bombardime të pamëshirshme nga trupat ruse.

“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, tha ai, ndërsa shtoi se duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.

Blinken gjithashtu nderon dhembshurinë e treguar nga britanikët për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, duke bërë një krahasim midis konfliktit aktual dhe betejave të Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb