Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar sot në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari, se fundi i luftës në Ukrainë nuk mund të vijë as në javët e as në një muaj.

“Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vijojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj: “Askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm”.

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një shtet që sponsorizon terrorizmin.

Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një “krim lufte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: