Gazetari rus Igor Korotchenko ka akuzuar Gjermaninë për nisjen e “Operacionit Barbarossa 2” dhe ka cilësuar kancelarin gjerman Olaf Scholz si “Adolf Hitleri i dytë”, pas miratimit të Berlinit për dërgimin e tankeve luftarakë në ndihmë të Ukrainës.

Duke folur në televizionin shtetëror rus, Korotchenko tha: “Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbatuar në thelb Operacionin Barbarossa 2 dhe ne duhet të vlerësojmë veprimet e qeverisë aktuale gjermane mbi këtë bazë.

“Në një mënyrë apo tjetër, rimishërimi i fashizmit ka ndodhur. Pra, Scholz-i duhet të shihet nga Rusia si një Adolf Hitler i dytë”, u shpreh ai.

Këtë javë, Gjermania tha se do të furnizojë Ukrainën me 14 tanke luftarake Leopard 2 dhe do të autorizojë vendet e tjera evropiane të dërgojnë deri në 88 të tjera, ndërsa ky vendim u pasua nga vende si SHBA, Polonia e Kanadaja që dhuruan po ashtu tanke nga artileritë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: