Transmetuesi rus Kanali Një nuk do të transmetojë Festivalin Evropian të Këngës, muajin e ardhshëm, pasi këngëtarja ruse është ndaluar të hyjë në Ukrainë, vendin nikoqir të Eurosong-ut.

Vendimi i heq çdo shans Rusisë për të konkurruar këtë vit, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë.

Ukraina refuzon t’i lejojë këngëtares Julia Samoilova të performojë në Eurovizion, sepse ajo ka vizituar Krimenë, gadishullin e aneksuar nga Rusia më 2014.

Unioni i Transmetuesve Evropianë e ka dënuar këtë ndalim.
Unioni, i cili prodhon Eurovizionin, ka thënë se Ukraina po dëmton natyrën jopolitike të garës.

Unioni i Transmetuesve Evropianë po ashtu ka thënë se i ka ofruar Kanalit Një dy zgjidhje të mundshme: një ishte që Samoilova të këndojë nga Rusia, përmes satelitit, dhe tjetër ishte mundësia që një garues tjetër të shkonte në Ukrainë.

Të dyja propozimet janë refuzuar nga Rusia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: